
Përplasja e yllit argjentinas me tifozët parisien vazhdon ende. Ajo që ra në sy ishte reagimi i Messit kur një pjesë e tifozëve të PSG-së fërshëllenin emrin e tij në mbrëmjen e së dielës, gjë që tregoi shumë për situatën e krijuar.
Ylli argjentinas javët e fundit ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm te Barcelona dhe ndoshta kjo gjë ka bërë që tifozët të reagonin përpara ndeshjes ndaj Lyon.
Kur emri i tij u bë i ditur në formacion, disa tifozë brenda stadiumit me kapacitet 80 mijë vende treguan pakënaqësitë ndaj Messit duke fërshëllyer, por duket se argjentinasit nuk i bëri përshtypje.
He’s not bothered lmaoo pic.twitter.com/exP72TUW7e
— JJ???????? (@jovicism1) April 2, 2023
Ndërkohë PSG u mposht në shtëpi mbrëmjen e djeshme nga Lyon dhe përsëri tifozët ishin të pakënaqur ndaj Messit duke përsëritur të njëjtën gjë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe legjenda, Thierry Henry i cili foli për “Amazon Prime” dhe tha se ishte e turpshme të dëgjojë fërshëllima ndaj Messit. Një gjest i tillë është dënuara edhe nga trajneri Galtier.
Lionel Messi's reaction to Mbappe when PSG fans whistled him???? pic.twitter.com/dKhHiQ5cmx
— Trig (@Kharlerh) April 2, 2023
Lini një Përgjigje