TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 21:05

Realizoi dy gola për 2 minuta, Edon Zhegrova ngjitet mes ultrasve të Lilës, stadiumi thërret emrin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi dy gola për 2 minuta, Edon Zhegrova ngjitet mes ultrasve të

Edon Zhegrova ishte heroi i Lilës në duelin me Klermontin, ku skuadra e yllit kosovar fitoi me rezultatin 3-1.

Ylli ne ngjitje i kombetares kosoavre u fut në lojë në minutën e 82 për të dhuruar spektakël në fushë. Zhegrova realizoi dy gola, ku fillimisht shënoi në minutën e 89 dhe më pas në minutën e 91.

Ishin dy gola spektakolarë nga prishtinasi, i cili ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit të klubit francez.

24-vjeçari duket se është një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Lilës, të cilët e kanë ftuar pas ndeshjes në tribuna.

I gjithë stadiumi ka filluar të këndojë për talentin kosovar, ndërsa Zhegrova dukej i emocionuar nga ajo që përjetoi nga tifozët e Lilës.

edon zhegrova sulmuesi kosovar lilë

Lini një Përgjigje