
Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë 6-0 në javën e 27 të kampionatit kundër Vajadolidit. Një sukses që erdhi pas humbjes së pësuar dy javë më parë në "El Clasico".
Sfida u zhbllokua fillimisht nga Vinisius dhe më pas francezi Benzema rrëmbeu gjithë vëmendjen duke shënuar 3 gola për 7 minuta. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të madrilenëve.
Karim Benzema ka realizuar një tregolësh në një pjesë të parë të ndeshjeve të luajtura me Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet për herën e parë në karrierën e tij.
Ndërsa ekipi i Ançelotit nuk u ndal as në pjesën e dytë duke shënuar sërish. Kësaj here protagonistë ishin Asensio dhe Vaskez.
Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 59 pikëve, 12 pikë larg nga Barcelona e vendit të parë, ndërsa Vajadolid renditet në vendin e 16-të me 28 pikë.
Lini një Përgjigje