
Lacio merr fitoren e 3 radhazi. Ekipi i drejtuar nga Sarri triumfoi 0-2 në shtëpinë e Monzës.
Skuadra e Mauricio Sarrit ka përfituar nga humbja e pësuar ditën e djeshme nga Interi kundër Fiorentinës dhe ka përforcuar vendin e dytë duke shkuar plot pesë pikë larg zikaltërve.
Ndeshja e luajtur në Monza u zhbllokua në minutën e 13. Ishte Pedro ai që kaloi në avantazh lacialët me një goditje të zgjuar brenda zonës së rreptësisë.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 56, erdhi edhe goli i sigurisë për bardhekaltërit. Një gol i shënuar nga Milinkoviç-Saviç, i cili tundi rrjetën me një goditje dënimi të mrekullueshme.
Elseid Hysaj ishte titullar, duke luajtur një ndeshje të mirë. Lacio vazhdon rrugëtimin drejt Champions League, skuadra renditet e dyta me 55 pikë. Monza pozicionohet në vendin e 13 me 34 pikë.
Lini një Përgjigje