TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 10:32

Kaos, aksidente dhe flamuj të kuq në garën e Australisë! Verstappen rrëmben vendin e parë, Hamilton i dyti

Shkruar nga Pamfleti

Kaos, aksidente dhe flamuj të kuq në garën e Australisë!

Kaos, aksidente, flamuj të kuq dhe në fund fiton Max Verstappen.

Është kjo është përmbledhja ‘dramatike’ e garës së sotme të Formula 1 në Çmimin e Madh të Australisë.


Në Melbourne kishte kaos, edhe pse gara nisi me një ritëm të çmendur. Ishte George Russell që parakaloi në start Max Verstappen ndërsa në xhiron e dytë, Charles Leclerc mbyll garën pas një kontakti me Stroll. Në vijim ishte dyshja e Mercedes që kryesoi garën teksa në xhiron e shtatë u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë pas një aksidenti të Albon. Por, me kalimin e xhirove hyri në fuqi flamuri i kuq për të pastruar pistën.

Me vazhdimin e garës, Verstappen parakaloi Hamilton me britanikun që nuk mund të ruante. Me këtë fitore holandezi i Red Bull merr fitoren e dytë dhe kryeson i qetë renditjen e pilotëve.

Nga ana tjetër, Ferrari mbetet një zhgënjim në këto gara të para me Sainz që e mbylli në vend të 12-të. Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Stroll, Norris, Hulkenberg, Piastri, Zhou dhe Tsunoda.

 

max verstappen hamilton grand prix australia

Lini një Përgjigje