TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2023, 21:33

Ernest Muçi shkëlqen në sytë e skautëve nga Seria A dhe Premier Liga, Lexhia mposht kryesuesit dhe rihap kampionatin! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi shkëlqen në sytë e skautëve nga Seria A

Ernest Muçi është një titullar i padiskutueshëm te Lexhia e Varshavës, teksa mbrëmjen e sotme, u bë protagonist me një asist spektakolar në triumfin 3-1 që skuadra e tij regjistroi ndaj kryesuesve të Rakov, në duelin e vlefshëm për javën e 26 të kampionatit polak.

Në minutën e 15, Muçi dhuroi një harkim fenomenal për Pekhart, i cili goditi saktë me kokë duke zhbllokuar sfidën. Me këtë triumf të arritur, Lexhia rihapi kampionatin duke ngushtuar diferencën me kryesuesit në 6 pikë.

Ky ishte asisti i gjashtë në kampionat për Muçin, që gjithashtu ka realizuar edhe 3 gola. Minuta në këtë duel pati edhe për Çelhakën, që u fut në fushë në minutën e 83, duke zënë vendin e Kapustkas.

Sot në stadium ish-sulmuesi i Tiranës kishte një motiv më shumë për të luajtur, pasi në stadium ishin të pranishëm edhe skautët nga Seria A dhe Premier Ligës.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje