
Interi ka marrë humbjen e tretë radhazi në kampionat. Zikaltërit janë mposhtur nga Fiorentina në “Artemio Franchi” me rezultatin e ngushtë 0-1.
Ndeshja u vendos nga një gol i Bonaventurës, në minutën e 53. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi u përpoq të reagonte, por e pati të pamundur. 15 minuta në fushë edhe për Kristjan Asllanin, i cili e nisi sfidën nga stoli.
Me këtë humbje, Interi komplikon objektivin Champions League. Aktualisht renditet në vendin e 3 me 50 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 8 me 40 pikë.
Lini një Përgjigje