TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2023, 19:57

“Stuhi e kuqe” në Durrës, Teuta thyhet pas 8 ndeshjesh, Partizani merr përkohësisht arratinë në vendin e parë

Shkruar nga Pamfleti

“Stuhi e kuqe” në Durrës, Teuta thyhet pas 8 ndeshjesh,

Përfundon ndeshja e javës së 27 të Abissnet Superiore. Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi, ndërsa Teuta është mposhtur pas 8 ndeshjesh pa humbje.

“Të Kuqtë” kanë mundur “Djemtë e Detit” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10. Pas një goditje nga këndi, topi shkoi në zonë te Mba, i cili gjuajti me kokë dhe i dha avantazhin miqve.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me rezultatin minimal, djemtë e Xhovani Kolelës dyfishuan shifrat në minutën e 86. Pas një gabimi të mbrojtjes në krahun e majtë, Hoti mori topin dhe një gjuajtje të fortë dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Partizani ruan vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e 7 me 34 pikë.

partizani teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje