TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2023, 20:39

Nuk ka histori “klasikja” gjermane, Bajerni ‘shtyp’ Dortmundin, debutim ëndrrash për Tomas Tuhel në pankinën bavareze

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka histori “klasikja” gjermane, Bajerni ‘shtyp’

Debututon në një miks emocionesh Tomas Tuhel në krye të pankinës së Bajernit të Mynihut, duke mundur ish-skuadrën e tij Borusian e Dortmundit në të ashtuquajturën klasikja e futbollit gjerman.

Ndeshja për ekipin e Dortmundit nisi mbrapsht, pasi portieri Gobel bëri një gafë në minutën e 13, duke shkaktuar autogol. Vendasit bënë gjithçka mirë, teksa thellojnë avantazhin brenda fraksionit me dopietën e Myler.

Nuk kishte përfunduar ende festivali, pasi radhën pati Koman. Verdhezinjtë ia dolën të shënonin 2 herë, me Çan nëpërmjet një penalltie dhe Malen në fund.

Një përballje që rikthen edhe një herë dominimin e bavarezëve të cilët nuk njohin rivlnë Bundesligë dhe tashmë nën drejimin e Tomas Tuhel duket të kenë rigjetur ritmin e lartë të munguar në ndeshjet e fundit pavarësisht sukseseve.

Sa i takon rënditjes, Bajerni i Mynihut kryeson me 55 pikë, Dortmundi renditet në vendin e dytë me 2 pikë më pak.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje