
Barcelona i afrohet edhe më shumë titullit në La Liga, pasi tashmë diferenca me Realin e Madridit ndjekës është 15 pikë. Katalanasit morën një fitore pa shumë vuajtje ndaj Elçes, me shifrat 0-4 në “Estadio Manuel Martínez Valero”.
Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste dhe pa shumë emocione, me përjashtim të golit të shënuar në minutën e 20 nga skuadra katalanase.
Një gol që u realizua nga Robert Levandovski, i cili shënoi golin e parë në shtatë ndeshje të La Ligës 2022-2023, më shumë se çdo lojtar tjetër i kampionatit në këtë sezon.
Spektakli vazhdoi në minutën e 56 me Barcelonën që dyfishoi avantazhin me një gol shumë të bukur të realizuar nga Ansu Fati pas një aksioni individual.
Festa e Barçës vazhdoi në minutën e 66 dhe 70. Në fillim ishte Levandovski që shënoi golin e tretë për katalanasit dhe më pas dha një super asist për Ferran Torres, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur.
Kjo ishte fitorja e 23-të e Barcelonës në 27 javë kampionat.
Lini një Përgjigje