TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 21:03

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin rrugëve të kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin

Pas fjalimeve të mbajtura nga qytetarë të ndryshëm, pjesëmarrësit u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar itinerarin e zakonshëm...

Protestuesit kanë mbyllur tubimin e 14-të para godinës së Kryeministrisë, dhe kanë vijuar me marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve të mbajtura nga qytetarë të ndryshëm, pjesëmarrësit u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar itinerarin e zakonshëm e më pas për tu rikthyer në pikën e nisjes.

Gjatë marshimit, nuk munguan thirrjet që tashmë janë bërë pjesë e pandashme e protestave të përditshme. Mes sloganeve më të dëgjuara ishin “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Nesër më shumë”.

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin

Një nga elementët që vazhdon ta dallojë këtë lëvizje nga protestat tradicionale mbetet forma e komunikimit me publikun. Edhe në protestën e 14-të, qytetarët zgjodhën të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave kreative, mesazheve satirike dhe memeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin

Pjesëmarrësit kanë përdorur humorin dhe ironinë si mënyrë për të përcjellë kritikat ndaj qeverisë, duke krijuar një atmosferë ndryshe nga protestat politike që kanë karakterizuar vendin ndër vite. Në vend të simbolikave tradicionale partiake, në shesh kanë dominuar mesazhet e personalizuara dhe format kreative të protestës.

protesta

Lini një Përgjigje