TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2023, 22:44

Tjetër fitore për Juventusin, Championsi tani është shumë afër për bardhezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër fitore për Juventusin, Championsi tani është

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në kampionat. Bardhezinjtë kanë marrë fitoren e tretë radhazi në Serinë A, pas suksesit 1-0 të marrë mbrëmjen e sotme kundër Veronës.

Një fitore e rëndësishme për torinezët, të cilët tani e shikojnë zonën europiane të renditjes shumë afër. Në fakt, “Zonja e Vjetër” është vetëm katër pikë larg vendit të katërt.

Në pritje të mbylljes së çështjeve jashtë fushës, që mund të sjellin penalizime të tjera për bardhezinjtë, sipas mediave italiane, torinezët janë plotësisht në garë për Championsin.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, episodi që vendosi takimin erdhi në minutën e 56.

Moize Kin ishte heroi i sfidës duke realizuar golin e ndeshjes pas një aksioni shumë të bukur të skuadrës. Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit italian në këtë sezon të Serisë A.

juventus verona seria a

Lini një Përgjigje