
Edon Zhegrova i ka dhuruar fitoren Lilës me rezultatin 3-1 ndaj Lorientit.
Sulmuesi kosovar hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82 dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e ekipit të tij.
Ky është goli i 3 për 24-vjeçarin në Ligën 1, ndërsa ka edhe 4 asistime në këtë sezon. Lilë pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, kurse Lorienti është në vendin e 8 me 44 pikë.
Lini një Përgjigje