TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 16:52

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë me gërma të arta, kuqezinjtë kualifikohen për herë të parë në Botërorin e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë me gërma të

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Esen të Gjermanisë. Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani në muajin qershor.

Dy ditë pasi kishte triumfuar ndaj Spanjës superfavorite, skuadra e drejtuar nga Irtan Sejko kaloi dhe ishullorët me një lehtësi të pabesueshme në ndeshjen e zhvilluar në Çisinau të Moldavisë dhe tashmë do të jetë pjesë e më të mirëve.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës, duke realizuar në minutën e 11 me Tsitsos. Megjithatë në minutën e 15, Endri Kaca barazoi shifrat për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22, ndërsa Xhulio Reçi realizoi dy gola të tjerë në minutën e 27 dhe të 30, duke bërë “poker”.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit arrin fazën finale të një botërori.

shqipëria e minifutbollit botërori i gjermanisë

Lini një Përgjigje