
Përfundon ndeshja e javës së 27 të Abissnet Superiore. Kastrioti është “zgjuar nga gjumi letargjik” dhe ka marrë fitoren e parë, pas shumë rezultatesh negative. Krutanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 47. Rami hodhi një krosim drejt zonës dhe Mihana me një gjuajtje me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 71, kurbinasit barazuan rezultatin. Topi nuk arriti të largihej siç duhej nga Rami dhe Guindo nuk fali pak metra larg portës.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, vendasit realizuan golin që i dha 3 pikët e arta. Ajazi goditi me kokë dhe mposhti me kokë portierin Selmani në minutën e 90+4.
Edhe pse morën një fitore të rëndësishme, Kastrioti nuk arrin t’i largohet fundit të tabelës, teksa renditet në vendin e 10 me 27 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 8 me 33 pikë.
Lini një Përgjigje