
Roma ka mposhtur Sampdorian me rezultatin e pastër 3-0 në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Serisë A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 57 nga Uijnaldum dhe në minutën e 88, Dibala dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Tensioni u rrit në minutën e 52, kur miqtë mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Murijo.
Një vendim ky i arbitrit Irrati që shkaktoi shumë protesta nga ana e lojtarëve të Sampdorias dhe trajnerit Stankoviç, i cili nuk e përmbajti zemërimin e tij ndaj arbitrit të katërt.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, në minutat e fundit, El Sharaui vulosi sfidën duke shënuar golin e tretë.
Me këtë fitore, Roma barazon Interin me pikë, duke shkuar në kuotën e 50 pikë, ndërsa Sampdoria renditet në vendin e 19 me 15 pikë.
Lini një Përgjigje