TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 21:59

Çelsi nis punën për të gjetur zëvendësuesin e Graham Poterit, kontakton ish-trajnerin e Bajernit

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi nis punën për të gjetur zëvendësuesin e

Graham Poter nuk do të jetë më trajneri i Çelsit, me klubin londinez që e shkarkoi nga detyra 47-vjeçarin.

“Blutë” kanë nisur nga puna menjëherë për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se drejtuesit e kanë një emër në mendje.

Bëhet fjalë për Julian Nagelsman. Gjermani u shkarkua vetëm disa ditë më parë nga Bajerni dhe pas tij janë vënë në ndjekje shumë klube të mëdha.

Gjithsesi “Blutë” po mundohen që ta bindin menjëherë 35-vjeçarin për të mundur konkurrencën me Realin e Madridit dhe Totenhemin.

 

garham poter Çelsi-liverpul julian nagelsman

Lini një Përgjigje