
Drejtuesve të Çelsit duket se i është sosur durimi dhe humbja e fundit me Aston Vilën ka rezultuar fatale për Graham Poter.
Trajneri anglez është shkarkuar nga pankina e “Bluve”, me rezultatet e fundit që nuk kanë folur në favor të tij.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi londinez me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falenderuar për të gjithë punën Poterin, teksa vendin e tij përkohësisht do e marrë Bruno Saltor.
“Ne kemi shkallën më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat.
“Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, ne të gjithë do të jemi pas Brunos dhe ekipit, ndërsa fokusohemi në pjesën tjetër të sezonit. Kemi 10 ndeshje të mbetura në Premier Ligë dhe një çerekfinale të Champions League përpara.
“Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe angazhim në secilën prej atyre ndeshjeve në mënyrë që të mund ta mbyllim sezonin në një nivel të lartë”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje