TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 23:08

PSG-ja pëson humbjen e 2 radhazi, Lioni fut në krizë kampionët e Francës dhe rihap kampionatin, tifozët fërshëllejnë Mesin

Shkruar nga Pamfleti

PSG-ja pëson humbjen e 2 radhazi, Lioni fut në krizë

PSG-ja ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi është mundur 0-1 në shtëpi nga skuadra e Lionit në javën e 29 të kampionatit francez.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Rastin më të pastër e pati Lioni me Lakazet, i cili humbi një penallti në minutën e 38.

Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 56. Ishte Barkola ai që ka ndëshkoi kampionët në fuqi të Francës dhe fiksoi rezultatin në 1-0.

Një rezultat befasues që ka rihapur luftën për titull në Ligën 1, duke parë se Lensi dhe Marseeja, dy ekipet më afër PSG-së kryesuese janë vetëm gjashtë pikë larg parisienëve.

Tifozët e PSG-së kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Lionel Mesit duke e fërshëllyer fituesin e Kupës së Botës. 35-vjeçari është vënë në shënjestër nga tifozët e kampionëve të Francës, të cilët mendojnë se ai nuk jep maksimumin kur luan me parisienët.

Përpara pushimit për kombëtaret, ai mori një trajtim të ngjashëm në humbjen e papritur të PSG-së në shtëpi ndaj Ren, humbja e shtatë e klubit në të gjitha ndeshjet që nga fillimi i vitit.

psg lion liga 1

Lini një Përgjigje