TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 22:50

“Antipasta” para Championsit, Milani kthehet i madh kundër Napolit, goleadë në “Stadio Maradona”

Shkruar nga Pamfleti

“Antipasta” para Championsit, Milani kthehet i madh kundër

Milani ka “turpëruar” Napolin me rezultatin 4-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Serisë A.

Një fitore e madhe për kuqezinjtë, që ka ardhur pas dy humbjesh dhe një barazimi të marrë në tri ndeshjet e mëparshme në kampionat dhe që i jep shumë shpresa ekipit të Piolit për përballjen e dyfishtë që skuadrat do të zhvillojnë në çerekfinalet e Champions League.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 17 minutash lojës. Ishin milanezët që kaluan në avantazh duke shtangur publikun napolitan.

Autori i golit ishte Rafael Leao, i cili ndëshkoi portierin Meret me një goditje të bukur parabël, por pjesa më e madhe e meritës i shkoi Diazit, i cili bëri një punë të shkëlqyer në krahun e djathtë dhe dha një super asist për portugezin.

Në minutën e 25 erdhi edhe goli i dytë për skuadrën e Piolit. Këtë herë ishte Diaz ai që dërgoi topin në rrjetë, pas një finteje shumë të bukur në zonën e rreptësisë.

Në minutën e 59 erdhi edhe goli i tretë i Djallit. Ishte përsëri Rafael Leao ai që ka ndëshkoi Napolin. Portugezi tundi rrjetën pas një aksioni shumë të bukur personal.

Festa e golit për kuqezinjtë vazhdoi në minutën e 67. Protagonisti këtë herë ishte Saelemakers, i cili realizoi gjithashtu një gol të jashtëzakonshëm.

Me këtë fitore fantastike, Milani ngjitet në vendin e 3 me 51 pikë dhe Napoli kryeson kampionatin me 71 pikë.

milan napoli seria a

Lini një Përgjigje