
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Tirana dhe Beshiktashi i kanë mbyllur në barazim pa gola këto 45 minuta, rezultat ky që i shkon për shtat ekipit turk, pasi ndeshja e parë në “Vodafone Arena” ka përfunduar me rezultatin 3-1 për Beshiktashin.
Nënkampionët e Shqipërisë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 19 të ndeshjes. Hasani harkoi në zonë, por Deliu nuk gjeti portën në tentativën e tij me kokë.
Në minutën e 31, portieri Selmani nuk mundi të vazhdonte më dhe la fushën e lojës me barrelë. Në vend të tij hyri në fushë Iljon Lika.
Kujtojmë se dueli mes Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania” nisi me tension, ku u përplasën dy tifozeritë.
Kjo gjë bëri që takimi të niste me vonesë, jo në orën e planifikuar. Ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike të hedhura në fushë.
Kjo bëri që UEFA të zhvillonte një mbeldhje urgjente në zyrë. Sfida rifilloi me 20 minuta vonesë, por nëse kjo ripërsëritet, UEFA paralajmëroi pasoja edhe më të rënda.
Lini një Përgjigje