TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 19:37

Ronaldo kthehet në “Supermen”, CR7 kualifikon Al Nasr në minutat e fundit të ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo kthehet në “Supermen”, CR7 kualifikon Al Nasr në

Al Nasr ka arritur të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabisë duke barazuar 1-1 me Zamalek, me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 87.

Skuadra nga Arabia Saudite e pa veten në disavantazh në minutën e 53 me anë të një penalltie, por atëherë kur shpresat ishin shuar, ishte pikërisht CR7 i cili tha fjalën e fundit.

Pas një krosimi në zonë nga Konan, Ronaldo kërceu mbi të tjerët duke shënuar me kokë dhe duke barazuar takimin, për të kualifikuar në vendin e dytë skuadrën e Al Nasr.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje