
Për herë të parë në historinë e futbollit të femrave, dy herë kampionia e botës, Gjermania nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve në një Kupe Bote.
Barazimi 1-1 me Korenë e Jugut të eliminuar, diktoi edhe në skualifikimin e skuadrës gjermane, e cila u kalua nga Maroku që zuri vendin e dytë, pasi mundi Kolumbinë me rezultatin 1-0.
Barazimi rezultoi i kotë, pasi Maroku mundi Kolumbinë për t'u bërë skuadra e parë debutuese që kalon në fazën e grupeve. Golin e vetëm të takimit e shënoi Anisa Lahmari, në minutën e 45+4’.
Por surprizat vazhdojnë akoma në Botërorin e Femrave, ku janë përcaktuar skuadrat që do të luajnë në turin e 1/16.
Italia në futbollin e femrave mund të mos ketë të njëjtën peshë të veçantë si në futbollin e meshkujve, por përjashtimi i tyre nga Afrika e Jugut është lajm, por jo aq i zhurmshëm sa përjashtimi i pabesueshëm i Brazilit nga Xhamajka!
Skuadra e Karaibeve arriti të mbajë Seleçaon në barazim 0-0 dhe të eliminojë një nga favoritët për të fituar titullin dhe tani pret të zbulojë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në 1/16.
Brazili krijoi raste, pati shumë mundësi, por Xhamajka luftarake qendroi deri në fund dhe me vetëm një gol energjik (kundër Panamasë) siguroi kualifikimin e parë me eliminim në Botëror!
Dhe kështu Brazili për herë të parë që nga viti 1995 largohet nga faza e grupeve, ndërsa Marta e madhe, kapitenia e Seleçaos e mbylli karrierën e saj me një zhgënjim të madh edhe pse në ndeshjen finale përqafimi i Bëni Shou (yllit të Xhamajkës) ishte një tjetër njohje e madhështisë së saj...
Ashtu si Xhamajka, edhe Afrika e Jugut mori për herë të parë në historinë e saj biletën për 16 skuadrat më të mira të kompeticionit, duke “vrarë” 3-2 Italinë.
Në raundin e 1/16, Afrika e Jugut do të përballet me Holandën.
Ja dhe ndeshjet e raundit të 1/16:
Zvicër - Spanjë
Holandë - Afrika e Jugut
Japoni - Norvegji
Suedi - Shtetet e Bashkuara
Australi - Danimarkë
Angli - Nigeri
Francë - Marok
Kolumbi - Xhamajka
Lini një Përgjigje