TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 15:40

“Perandori” rikthehet në Tiranë, Partizani dhe Roma miqësore luksi në ‘Air Albania’

Shkruar nga Pamfleti

“Perandori” rikthehet në Tiranë, Partizani dhe Roma

Egnatia do të luajë miqësore luksi me Interin në Ferrara, më 13 gusht. Kjo dihet tashmë prej ditësh, ndërsa sot, përmes kryeministrit Edi Rama është zbuluar edhe një miqësore tjetër e madhe për skuadrat shqiptare.

Bëhet fjalë për Partizanin, kampionin e Shqipërisë, që ka siguruar një përballje me Romën e Zhoze Murinjos më 12 gusht, në “Arena Kombëtare”. “Wow ???? Rikthehet në Tiranë perandori i ri i Romës ???? Mirë se vjen Jose ❤️” – ka shkruar kreu i ekzekutivit shqiptar, duke e dhënë lajmin e madh për fansat e verdhekuqve, të Partizanit dhe të futbollit në përgjithësi.

Në fakt, Zhoze Murinjo dhe të tijtë do të kthehen në vendin ku triumfuan pak më shumë se një vit më parë, duke fituar edicionin e parë të Ligës së Konferencës. Pikërisht në “Arena Kombëtare”, ku u mbajt finalja e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s, verdhekuqtë e Serisë A mposhtën 1-0 Fjnordin dhe festuan gjatë bashkë me tifozërinë e tyre të zjarrtë, që mbushi kryeqytetin shqiptar.

partizani roma ndeshja miqësor

Lini një Përgjigje