TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2023, 21:06

Ernest Muçi i bashkohet Myrto Uzunit në La Liga, ja skuadra spanjolle ku pritet të firmosë sulmuesi kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i bashkohet Myrto Uzunit në La Liga, ja skuadra

Pas dy vitesh në kampionatin polak me një nga skuadrat më të mëdha, si Lexhia e Varshavës, sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke ndryshuar skuadër dhe kampionat.

Stacioni i radhës pritet të jetë La Liga Spanjolle, pasi prej ditësh janë duke u zhvilluar bisedime intensive për trasferimin e tij te Selta Vigo, skuadër që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6 në La Liga.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë burime pranë lojtarit, bëjnë me dije se gjithçka është shumë pranë dhe mund të finalizohet shpejt.

Ernest Muçi u transferua nga skuadra e Tiranës te Lexhia e Varshavës pas edicionit 2020-2021 për 500 mijë euro, një shifër e konsiderueshme për një lojtar që transferohet nga kampionati shqiptar kur ishte vetëm 20-vjeç.

Sot dy vite më i madh dhe me më shumë eksperiencë, Muçi bëhet gati për një tjetër sfidë.

ernest muçi sulmuesi shqiptar selta vigo

Lini një Përgjigje