
Dinamo ndodhet momentalisht në Itali për fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Por klubi kryeqytetas nuk ka shkuar në vendin fqinj vetëm për stërvitje.
“Blutë” do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër ekipit italian të Modenës. Kujtojmë që këta të fundit militojnë në Serinë B italiane. Lajmin për këtë miqësore luksi e ka bërë të ditur vetë klubi dinamovit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Ndeshja do të luhet nesër, më 3 gusht, ora 17:00 në “Centro Sportivo Dimaro”.
Lini një Përgjigje