
Beshiktashi do të sfidojë Tiranën të enjten në “Air Albania”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferenxës. Para këtij takimi ka folur trajneri i turqve, Senol Gynesh.
“Loja e Tiranës- Duke parë nga ndeshja e parë Tirana është ekip që luan në grup. Zhvillon lojën e saj dhe ka lojtarë të mirë. Ne duam kualifikimin dhe rezultatin tonë. Ne njohim Abazajn dhe Selmanin që kanë luajtur në Turqi. Ata lujanë në grup dhe eshtë gjë e mirë.
Kushtet – Stadiumi është shumë i mirë, por jam i pakënaqur me barin e fushës që mund të ndikojë për keq në ndeshjen e nesërme.
Krahisimi– Mesa kam arritur të studioj Tiranën, Shehi ka bërë një punë të mirë, duke parë dhe sezonin e shkuar ku ka zhvilluar ndeshje të mira në kampionat dhe Europë. Tirana është ekip kompetitiv por jo në nivelin e Beshiktashit. Në raport me ne është një skuadër e vogël. Ka bërë shumë zhvillime dhe i uroj suksese trajnerit Shehi” – tha ai. Beshiktashi e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1
Lini një Përgjigje