TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 16:54

Partizani luan miqësoren e luksit me Romën më 12 gusht, verdhekuqtë zyrtarizojnë stadiumin

Shkruar nga Pamfleti

Partizani luan miqësoren e luksit me Romën më 12 gusht,

Partizani do të zhvillojë një miqësore luksi me skuadrën e Romës në Tiranë, por në komunikatën e klubit verdhekuq thuhet se ky duel do të zhvillohet në “Air Albania” dhe jo në “Arenën e Demave” siç u tha në fillim.

“Rikthehemi në Tiranë! Roma rikthehet në stadiumin ‘Air Albania’, ku ngritëm në qiell trofeun e ‘UEFA Konferencë Ligë më 25 maj 2022”, shkruan klubi verdhekuq në portalin zyrtar.

Ky duel do të luhet më 12 gusht, në orën 20:00, e cila do të jetë ndeshja e fundit përgatitore e Romës, përpara startit të Serisë A.

Partizani luan miqësoren e luksit me Romën më 12 gusht,

partizani roma ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje