
Futbollisti Zhezus Alberto Lopez Ortiz, humbi tragjikisht jetën në rajonin e Santa Kruzit në Kosta Rika, pasi u sulmua nga një krokodil.
Futbollisti i njohur në vendin e tij si Çuço, luante për ekipin e Deportivo Rio Kanas në Ligën Ascenso të Kosta Rikës.
Sipas Policisë, Çuço u sulmua nga një krokodil në lumin Kanas. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se lojtari 29-vjeçar u hodh nga një urë në ujërat e lumit Kanas, teksa ishte duke u stërvitur. Fatkeqësisht, sulmi i krokodilit çoi në vdekjen e tij të menjëhershme. Në rrjetet sociale është bërë virale dhe një video ku shihet krokodili që tërheq trupin e pajetë të futbollistit.
Për të gjetur eshtrat e Lopezit, policisë iu desh të vriste me armë zjarri krokodilin.
“Me dhimbje të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Zhezus Lopez Ortiz (Çuço) Zoti ia preftë shpirtin”, njoftoi në një deklaratë publike klubi i 29-vjeçarit.
“Pusho në paqe Çuço , bashkohemi me dhimbjen e gjithë familjes së tij, do të na mungosh. Ti po na merr një pjesë të të gjithëve me vete mik i dashur. Sot është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe ne do t’ju kujtojmë në shumë aspekte të jetës tuaj sportive si trajner, lojtar dhe gjithashtu si familjar. Do të jetoni gjithmonë në zemrat tona Çuço. Fluturoni lart”, vijon mesazhi i ekipit të tij.
⚠️ May be disturbing
— AlAudhli العوذلي (@AAudhli) August 3, 2023
A crocodile killed footballer Jesus Alberto Lopez Ortiz who was taking a swim in a river in Costa Rica. The croc was later shot and killed. pic.twitter.com/vwbxmSl3LM
I prekur për këtë tragjedi, trajneri ka vlerësuar figurën e futbollistit duke e konsideruar një humbje të madhe.
“Fatkeqësisht mori një vendim të gabuar dhe ndodhi kjo që ndodhi. Ai ishte një djalë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte një talent i madh dhe qyteti e njihte si lider në fushë. Ishte një pikë referimi për të tjerët. Është një humbje e madhe për qytetin”, shprehet trajneri Luiz Montes.
Lini një Përgjigje