TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 19:13

Orges Shehi tenton mrekullinë me golashënuesin e Stambollit, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Tirana-Beshiktash

Shkruar nga Pamfleti

Orges Shehi tenton mrekullinë me golashënuesin e Stambollit,

Tirana sfidon Beshiktashin në “Air Albania”, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra turke ka fituar 3-1 në takimin e parë, ndërsa sonte janë favoritët absolut.

Për të bërë mrekullinë, trajneri Shehi ka vendosur të ndryshojë modul, por edhe emra në radhët e skuadrës së tij siç kishte paralajmëruar një ditë më parë. Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minuta e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila.

Në sulm, konfirmohet Kaina si titullar përkrah Hasanit, teksa Abazaj dhe Latifi e nisin nga stoli.

Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet që do të zbresin në fushë. Takimi do të arbitrohet nga anglezi Atuell.

Orges Shehi tenton mrekullinë me golashënuesin e Stambollit,

tirana beshiktash liga e konferencës

Lini një Përgjigje