TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 19:59

Di Biaxho e nis me humbje aventurën e tij te Dinamo, “nëndetësja blu” mposhtet pastër në miqësore nga ekipi i Serisë B

Shkruar nga Pamfleti

Di Biaxho e nis me humbje aventurën e tij te Dinamo,

Xhixhi Di Biaxho e ka nisur me humbje eksperiencën e tij në pankinën e Dinamos. Klubi blu është zhvendosur në Itali për fazën përgatitore dhe sot është mposhtur 2-0 në miqësoren e parë nga skuadra e Modenës, e cila militon në Serinë B.

Në një lojë të dominuar nga skuadra italiane, u shënua nga një gol në secilën pjesë loje, por edhe u godit shtylla dhe traversa e portës dinamovite. Duhet theksuar se edhe Dinamo iu afrua golit në pjesën e dytë, por edhe në këtë rast ishte traversa e cila i mohoi festën bluve.

dinamo modena ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje