
Surprizat vazhdojnë në Europë, me Bazelin e Taulant Xhakës që është eliminuar në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës nga skuadra e Tobol nga Kazakistani.
Sfida e parë në Zvicër përfundoi 1-3 për kazakët, ndërsa e kthimit nisi mirë për Bazelin që gjeti dy gola në pjesën e parë.
Por ishte një penallti e shndërruar në gol nga Deble që ngushtoi diferencën, me rezultatin që më pas nuk ndryshoi, duke eliminuar zviceranët, të cilët sezonin e fundit në Ligën e Konferencës arritën deri në gjysmëfinale.
Sa i përket mesfushorit shqiptar, ai nuk u grumbullua për këtë takim për shkak të një dëmtimi.
Lini një Përgjigje