TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 22:03

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Partizani “ngop” Tiranën me barazime

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Partizani “ngop”

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

Derbi numër 175 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6 të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0.

Një ndeshje që pritej të ishte me më shumë raste dhe emocione, por “Demat” dhe bardheblutë dukej të mos ishin në ditën e tyre më të mira. Raste pati në të dyja krahët, edhe pse me “pikatore”. Megjithatë, asnjë prej ekipeve nuk shënoi dot.

Me këtë barazim, Partizani shkon në vendin e 3 me 9 pikë, ndërsa bardheblutë me 6 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, mbeten në vendin e 7 në tabelën e renditjes.

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje