TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 20:14

Juventusi ka harruar të shënojë, barazimi i tretë radhazi pa gola; Napoli i merr “X” në Torino

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi ka harruar të shënojë, barazimi i tretë radhazi pa

Juventusi duket se është futur në krizë goli. Bardhezinjtë e Tiago Motës, regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampion me shifrat 0-0. 

Në pjesën e parë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë, për shkak të frikës së pësimit të golit.

Në minutën e 70, bardhezinjtë patën rastin ideal. Nga brenda zonës Kupmeiners nuk gjeti dot kuadradtin, duke shpërdoruar kështu mundësinë e artë.

Në krahun tjetër, ishte Lukaku që u përpoq të bënte diçka në ofensivën e kaltër, por pa rezultat. Fundi i ndeshjes ishte emocionues, ku nuk munguan mundësitë për të dyja skuadrat.

Me këtë barazim, Napoli u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 5 ndeshje, ndërkohë që Juventusi ka siguruar 1 pikë më pak në po 5 ndeshje.  

juventus napoli seria a

Lini një Përgjigje