TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 17:34

Bajerni me “5 yje” në kampionat, shkëlqen blerja e madhe e bavarezëve në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni me “5 yje” në kampionat, shkëlqen blerja e madhe e

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e radhës me një rezultat të thellë.

Pasi mundi 9-2 në Champions League Dinamon e Zagrebit, bavarezët mposhtën 5-0 në kampionat ekipin e Verder Bremenit.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, ndeshja e luajtur në “Weserstadion” nuk pati shumë histori. Protagonisti i ndeshjes ishte Majkëll Olize, blerja e madhe e Bajernit këtë verë nga Kristal Palas.

Anglezi realizoi dy gola dhe dha edhe dy asiste. Kejn, Musiala dhe Gnabri realizuan golat e tjerë për ekipin e Vinsent Kompani.

Bajerni kryeson renditjen me 12 pikë pas katër javëve të para të Bundesligës.

bajerni i mynihut verder bremen bundesliga

Lini një Përgjigje