
Java e pestë e Premier Ligës është hapur me derbin londinez Uest Hem-Çelsi, i fituar 3-0 nga Blutë e Londrës.
45 minutat e para kanë folën për skuadrën e Mareskës, që shkoi në dhomat e zhveshjes me një avantazh 2-0 falë një dygolëshi të Xhekson në minutat 4 dhe 18.
Ekipi i Lopetegit pati mundësinë për të ngushtuar diferencën në minutën e 28 në rast se arbitri do të jepte penallti për një faull në zonën e rreptësisë së Çelsit.
Megjithatë, as arbitri dhe as VAR nuk ndërhynë duke shkaktuar zemërimin e vendasve.
Në fillimin e pjesës së dytë, Çesli gjeti edhe golin e tretë.
Ishte Palmer që shënoi në minutën e 47, me Xhekson që ishte përsëri protagonist duke dhënë asistin.
Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Mareskës në vendin e dytë të renditjes me 10 pikë, dy më pak se Siti kryesues, me skuadrën e Guardiolës që do të luajë nesër kundër Arsenalit.
Lini një Përgjigje