
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare për shumë vite dhe trajneri i njohur Debatik Curri, në një podcast për “Telegrafin”, ka treguar një histori interesante, kur në fillimet e karrierës është përfolur për një transferim te skuadra serbe e Partizanit të Beogradit.
Curri ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollist, por edhe si trajner. Megjithatë, ish-mbrojtësi ka vendosur në fillim të podcastit të tregojë një histori interesante të karrierës së tij, sa ishte futbollist i Prishtinës. Rreth ofertave të tij të hershme, Curri tregoi se kishte pasur interesim edhe nga Partizani i Beogradit për një transferim të mundshëm të tij.
“Unë personalisht ofertë nuk kam pasur prej Partizanit të Beogradit, por si informacion më ka ardhur kur kam qenë duke luajtur në Prishtinë, në kohën kur legjenda Fadil Vokrri ka qenë drejtor në atë kohë”, ka thënë fillimisht Curri. “Një ditë ai më thirri në zyrë dhe më thotë: një klub dhe një lojtar që nuk po më kujtohet emri, me numër 6 [Katanec] që luan parambrojtjes, shumë përngjan me të dhe iu ke pëlqyer shumë. Nuk ka qenë i hapur si transferim për shkak edhe të rrethanave politike që kanë qenë, por që e kanë përmend ata për mua “që mos të kishte qenë situata kështu”.
Por, normalisht nuk është diskutuar puna e transferimit apo diçka sepse nuk bëhej fjalë të kalohej në atë pjesë, por interesimi dhe pëlqyeshmëria që kanë pasur, pasi kanë thënë që ngjan shumë me atë futbollist. Normalisht nuk bëhet fjalë, nuk ka qenë as opsion sidomos në atë kohë edhe gjithmonë shkaku i historisë që kemi pas me ta, kurrë nuk bëhej fjalë që të kaloja ose t’i thoja që jam i interesuar për të shkuar ose diçka. Nuk ka qenë interesim i imi”, shtoi ndër tjerash Curri.
Lini një Përgjigje