TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 19:27

Derbi numër 175, Veselinoviç dhe Shkëmbi zgjedhin 11 luftëtarët; publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Derbi numër 175, Veselinoviç dhe Shkëmbi zgjedhin 11

Partizani dhe Tirana përballen sot në derbin e parë të sezonit mes tyre në Superiore, në një sfidë që ka rëndësi shumë të madhe për të dy ekipet.

Ky është derbi numër 175 në histori mes klubeve, ndërsa të kuqtë duan të rigjejnë fitoret pas ndalesave radhazi në kampionat, ndërsa për bardheblutë kjo sfidë vjen pas 5 barazimesh radhazi.

Trajneri Veselinoviç ka bërë ndryshime në rreshtim, duke kthyer në formacion emra si Preka, Buxhelaj, Taipi e Bintsuka nga minuta e parë. Ndërsa Shkëmbi i beson përsëri fazën ofensive Abah dhe Zharmunit.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka.
Trajner: Aleksandër Veselinoviç.

Tirana: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje