
Liverpuli ka mposhtur Bërnmuthin 3-0 në javën e pestë të Premier Ligës.
Pas fitores bindëse të marrë kundër Milanit në Champions League, skuadra e Slot është kthyer te sukesi në kampionat pas humbjes befasuese ndaj Notingem Forestit një javë më parë.
Të Kuqtë kanë siguruar tri pikët që në 45 minutat e para falë një dygolëshi të Luis Diaz dhe një goli të Darvin Nunjez.
Sulmuesi uruguaian gjeti golin e parë të sezonit me një të majtë magjike.
Falë fitores së sotme, Liverpuli ka kapur përkohësisht Mançester Sitin në krye të renditjes. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Totenhemi kaloi 3-1 Brentfordin.
Lini një Përgjigje