
Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Korçarët vinin në duelin e sotëm pas dy humbjesh radhazi dhe shihej që kërkonin me ngulm fitoren, pasi sulmuan që në start dhe ia dolën të gjenin golin me anë të Vaskez, në një pjesë të parë që e dominuan thuajse plotësisht.
Në të dytën, Laçi u mundua të reagonte dhe të kërkonte barazimin, të cilin e gjeti me një gol spektakolar të Traore. Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari Koçi dha një penallti mes kontestimeve të miqve, të cilën Juri Merlim e humbi, por Bismark u tregua i aftë që në vazhdimin e saj të çonte topin në rrjetë.
Korçarët më pas ruajtën me shumë kujdes avantazhin, duke u kthyer të fitoret në kampionat dhe duke u larguar nga fundi i tabelës, ku mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm ekipi i Laçit.
Laçi renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Skënderbeu me 7 pikë shkon në vendin e 6.
Lini një Përgjigje