
Medon Berisha i pafat! Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Leçes në Serinë A, ka pësuar një dëmtim muskulor vetëm pak orë para ndeshjes kundër Parmës, e vlefshme për javën e 5 të kampionatit italian.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për një zgjatim të rektus femoris në kofshën e tij të djathtë. Ky dëmtim është konfirmuar edhe nga Leçe, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Lini një Përgjigje