TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 20:37

Tirana nderon me homazhe Gerti Bogdanin para derbit me Partizanin, drejtori i bardhebluve: Fitojmë ndeshjen për të (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tirana nderon me homazhe Gerti Bogdanin para derbit me Partizanin, drejtori i

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ka nisur me një nderim special, për debutetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.

44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, ku vendosën lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

Në prag të kësaj sfide foli edhe drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar.

Kemi nevojë për stabilitetin pasi rrezikshmëri kemi. Në aspektin e mbrojtjes duhet të përmirësohemi, sepse ne i analizojmë gjatë gjithë kohës. Të jem i sinqertë në disa raste, fati nuk ka qenë me ne. Tirana më shumë se Partizani sot? Ka tifozë”, tha Ibraimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

gerti bogdani ish-deputeti i pd derbi partizani-tirana

Lini një Përgjigje