TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 20:52

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, Pano Qirko i mohon 2 gola të sigurt bardhebluve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, Pano Qirko i

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Partizani dhe Tirana i kanë mbyllur këto 45 minuta në barazim pa gola.

Bardheblutë rrezikuan në dy raste portën e të kuqve, teksa në të dyja rastet portieri Pano Qirko u shfaq në lartësinë e duhur duke shmangur rrezikun.

Në minutën e 13, Haxhiu tentoi golin me një goditje të fuqishme, por Qirko i tha “JO”.


10 minuta më pas mundësi e artë e Tiranës me Jarmuni, i cili gjuajti pak hapa larg portës, por gjeti përgjigjen spektakolare të Qirkos.

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje