TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2024, 23:01

Nuk ka finale luksi në Ligën e Europës, eliminohen Milani dhe Liverpuli, Atalanta dhe Leverkuseni presin biletën në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka finale luksi në Ligën e Europës, eliminohen Milani dhe

Milani i ka thënë lamtumirë Ligës së Europës, teksa është eliminuar në çerekfinale nga Roma. Në “Olimpico”, verdhekuqtë që triumfuan ndeshjen e parë në “San Siro” me rezultatin 0-1 ndaj ekipit kuqezi ia dolën sonte në shtëpi me rezultatin 2-1 me golat e Mançinit dhe Dibalës, por ishte edhe një karton i kuq për Çelik që ndërhyri me taka te thembra e Leaos nga mbrapa.

Milani goditi edhe shtyllën me Loftus Çik në 45 minutat e para. Mançini realizoi pasi Pelegrini goditi shtyllën dhe topi u kthye te mbrojtësi, ndërsa Dibala në një kundërsulm të bukur gjeti këndoren duke mposhtur portierin Menjo.

Në minutën e 86, Milani ngushtoi diferencën me Gabian, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Në Bergamo, Liverpuli mposhti Atalantën me rezultatin 0-1 me golin e shenuar nga Salah me penallti që pas 7 minutash lojë, por kjo nuk i mjaftoi ekipit të Jurgen Klop për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Liverpuli u ankua edhe për një prekje me dorë të mbrojtesit të Atalantës Hien qe e ndaloi topin dhe mori vetëm me kartonin e verdhë.

Uest Hemi fitoi 1-0 ndaj Leverkusenit, me golin e Antonio, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës angleze për të vazhduar më tej, pasi në ndeshjen e parë është mundur me rezultatin e pastër 2-0 nga Leverkuseni në Gjermani.

milan roma liverpul liga e europës atalanta

Lini një Përgjigje