
PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League, pasi mposhti Barcelonën me rezultatin 1-4, por disa ankesa nga tifozet franceze kanë dalë në dritë në lidhje me një kontroll të supozuar abuziv në hyrje të stadiumit në Spanjë në ndeshjen e dytë çerekfinale.
Lajmin e jep ‘Le Parisien’, e cila raporton disa deklarata mjaft ilustruese për atë që ka ndodhur. “Pas gjinjve, ai vendosi dorën mes të pasmeve të mia dhe zonës intime. Dhe ai tha: Kthehuni".
Shumë nga fansat e kontrolluar thanë se nuk kishin përjetuar kurrë diçka kaq intensive dhe të tmerrshme. Ishte një moment shumë i veçantë për mua, isha me miqtë e mi, loja ishte e çmendur, por u prish nga kjo gjë. Është një gjë shumë e dhunshme të kalosh”,- tha një fans.
“Kur sigurimi më tha të largohesha, unë tashmë dëgjova një tifoze të PSG-së që po kontrollohej duke thënë: “Dreq, kjo është intensive”, ndërsa ia kapte gjoksin me duar. Dy sekonda më vonë, po më ndodhte e njëjta gjë (...) në asnjë rrethanë nuk ke të drejtë të fusësh duart në sutjena”,- tha një tjetër përkrahëse.
Një rast që prishi një nga ndeshjet më të mëdha në Champions League dhe që premton të japë ende shumë për të folur në Francë. PSG tani do të përballet me Borusian e Dortmundit në gjysmëfinale.
Lini një Përgjigje