TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2024, 20:04

Roko Vatës i del emri në kryeqytetin italian, talenti shqiptar në radarët e skuadrës së Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Roko Vatës i del emri në kryeqytetin italian, talenti shqiptar në

Edhe pse merkato është larg, Lacio po mendon për afrimet e mundshme. Një nga repartet që ka nevojë për ndryshime është sulmi dhe të reja të rëndësishme, vijnë së fundmi nga mediat italiane.

Klubi lacial ka identifikuar talentin shqiptar, Roko Vata, si një alternativë të mirë për ofensivën. Kryeqytetasit, pas largimit të Imobiles, kërkojnë t’i japin më shumë hapësirë të rinjve dhe tashmë në këtë periudhë, po shqyrtohen shumë emra.

Vata është pjesë e klubit skocez të Sëlltikut dhe po vëzhgohet në mënyrë të veçantë nga Lacio. 19-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe kalimi në Itali do të ishte një mundësi e mirë për të treguar veten.

 

roko vata talenti shqiptar lacio

Lini një Përgjigje