
Falë eksperiencës që e karakterizon, Sokol Cikalleshi i ka dhënë një ndihmë të madhe Koniasporit. Në Turqi flasin për shifrat e sulmuesit kavajas, të cilat e shndërrojnë atë në një futbollist që ka shkruar histori me këtë klub.
Sulmuesi shqiptar është lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në kampionat, për skuadrën e Koniasporit. 33-vjeçari, i cili nënshkroi për këtë skuadër në sezonin 2020-2021, kontribuoi për ekipin e tij me 8 gola dhe 3 asiste në 35 ndeshje në Superligën turke. Ai numëroi 10 gola dhe 2 asiste në 34 ndeshje në sezonin 2021-2022.
Cikalleshi, i cili realizoi 29 gola në 98 ndeshje me Koiasporin në Superligën Trurke, la mbrapa Bajiç, i cili shënoi 26 gola në 91 ndeshje në sezonet 2015-2016, 2016-2017 dhe 2019-2020. Te Koniaspori janë të lumtur me paraqitjet e lojtarit, Cikalleshi ka kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën turke.
Lini një Përgjigje