TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2024, 22:14

Ernest Muçi përforcim për Beshiktashin, por ekipi turk po kalon sezonin zhgënjyes në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi përforcim për Beshiktashin, por ekipi turk po kalon

Beshiktashi po kalon një sezon zhgënjyes, duke përfunduar në vendin e katërt dhe me pikë të barabarta me Rizesporin.

Një nga problemet kryesore në këtë sezon që u vu re, ishte edhe shënimi i pakët i golave. Për këtë arsye në janar, klubi ndërhyri në merkato duke afruar Ernest Muçin, lojtarin e Kombëtares me detyrën për të krijuar sa më shumë raste ndaj kundërshtarit dhe aksione të rrezikshme që do t’u shërbejnë sulmuesve të tjerë të ekipit.

Deri tani, klubi turk ka shënuar 42 gola, shifër kjo që nuk ndodhte që para 17 vitesh, përkatësisht në sezonin 2006-2007. Ndërkohë, Beshiktashi shënoi 60 gola vitin e kaluar, ndërsa kur fitoi kampionatin në sezonin 2015- 2016 arriti 71 gola.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje