TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2024, 21:34

Vedat Muriqi drejt rikthimit te skuadra e Fenerbahçes, gati oferta e ekipit turk për sulmuesin “Dardan”

Shkruar nga Pamfleti

Vedat Muriqi drejt rikthimit te skuadra e Fenerbahçes, gati oferta e

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar se fundmi. Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish te Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”.

Drejtuesit e skuadrës verdhezi besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës. Bëhet e ditur se Fenerbahçe tashmë po bën gati ofertën për Majorkën dhe sulmuesin 29-vjeçar.

Muriqi shihet si zëvendësuesi ideal për belgun Miçi Batshuai, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk.

Sulmuesi i Kosovës me Majorkën ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon me fanelën e ekipit spanjoll ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime. Muriqi ishte te Fenerbahçe në edicionin 2019-2020, përpara se të transferohej te Lacio.

Ai ka luajtur edhe për klube si Rizespor, Gençlerbirligi, Giresunspori, Teuta, Besa (Kavajë) dhe Liria ku e nisi karrierën.

vedat muriqi sulmuesi koosvar fenerbahçe

Lini një Përgjigje