TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2024, 20:50

Dënohet me 5 vite e 8 muaj burg drejtuesi i lartë i gjyqtarëve të Serisë A, ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet me 5 vite e 8 muaj burg drejtuesi i lartë i gjyqtarëve

Rosario D’Onofrio, ish-kryehetuesi i Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë (AIA), do të kalojë disa vite në burg. Ish-zyrtari i lartë i futbollit italian, u arrestua në vitin 2022, pasi u zbulua se në të vërtetë kishte qenë pjesëmarrës i një rrejti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

D’Onofrio drejtonte zyrën e hetimit në AIA për punën e gjyqtarëve, duke dhënë masat ndëshkimore për të gjithë ata që shkelnin rregulloren. Por në hetimet e vitit 2022, u zbulua se ai kishte një rol shumë aktiv brenda organizatës kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për të shpëtuar nga një dënim më i gjatë. D’Onofrio është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë, megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar një dënimi që është dhënë sot me 5 vite e 8 muaj burgim. Kjo periudhë kohore është rritur në 7 vite e 9 muaj për përfshirjen e tij në një tjetër çështje penale, përsëri për çështje trafikimi ndërkombëtar droge.

rosario d'onforio ish-kryehetuesi i shoqatës së gjyqtarëve italianë

Lini një Përgjigje